Arrin edhe urimi i Kadri Veselit nga Strasburgu
Në mesin e atyre që e kanë uruar klubi e basketbollit Sigal Prishjtinë për Kupën e fituar sonte në Ligën Ballkanike është edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Lajme
Veseli nga Strasburgu, ku ka marrë pjesë në një takim interparlamentar BE- Kosovë, ka shkruar se shpreson që ky titull do të jetë vetëm i pari.
“Urime Sigal Prishtina, urime kampion i Ballkanit!
Lajmeve të mira të sotme, i vë kurorë Sigal Prishtina, me titullin e parë të kampionit të Ligës ballkanike në basketboll.
Besojmë fuqishëm se titulli i parë i kampionit ballkanik në basketboll, do të jetë fillim i shumë titujve të ekipeve tona, edhe në sportet tjera.
Urime, gëzuar!”, ka shkruar kryeparlamentari Veseli.