Arrihet marrëveshja, Walker do të huazohet në Milan
Milani po përgatitet t’ia hap dyert Kyle Walkerit. Sipas mediumit italian “Sky Sport”, mbrojtësi i djathtë anglez shumë shpejt do të fluturojë drejt Italisë, ku do të vishet kuqezi. Manchester City e ka dhënë dritën e gjelbër për t’ia dhënë Milanit lojtarin në formë huazimi deri në fund të sezonit. Gjithashtu, klubet po diskutojnë rreth…
Sport
Milani po përgatitet t’ia hap dyert Kyle Walkerit.
Sipas mediumit italian “Sky Sport”, mbrojtësi i djathtë anglez shumë shpejt do të fluturojë drejt Italisë, ku do të vishet kuqezi.
Manchester City e ka dhënë dritën e gjelbër për t’ia dhënë Milanit lojtarin në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Gjithashtu, klubet po diskutojnë rreth shit-blerjes definitive të kartonit të lojtarit në fund të sezonit.
Me gjasë, Kuqezinjtë do ta kenë të drejtën e blerjes së futbollistit gjatë verës që vjen nëse ai bën paraqitje të mira në këtë pjesë të dytë të sezonit.
“Rossoneri” ishin në kërkim të një mbrojtësi të djathtë pasi s’ishin të bindur me paraqitjet e dy lojtarëve që i kanë në dispozicion, e që e mbulojnë këtë pozitë, Emerson Royal dhe Davide Calabria.
Andaj, përkundër faktit se është 34 vjeç, ish-futbollisti i Tottenhamit pritet t’i japë qetësi në mbrojtje fituesit të freskët të Superkupës së Italisë, por edhe kontribut në fazën ofanzive.
Walker ka qenë njëri prej mbrojtësve më të mirë në Premierligë në 10 vjetët e fundit.