Arrihet marrëveshja SHBA- Rusi për Sirinë

Ambasadorja e SHBA’ve në OKB, Samantha Power ka konfirmuar në Twitter se marrëveshja tashmë është arritur. Marrëveshja “e obligon ligjërisht” Sirinë që të heqë dorë nga rezervat e armëve kimike.

Bota

26/09/2013 23:03

Pesë shtetet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB’së kanë arritur një marrëveshje rreth elementeve kryesore të një rezolute e cila kërkon nga Siria që t’i shkatërrojë rezervat e veta të armëve kimike, kanë thënë diplomatët e OKB’së.

Diplomatët thanë se Rusia dhe SHBA ishin edne duke negociuar për një numër cështjesh të pazgjidhura, përfshirë detajet se si do të shkatërrohen armët. Ata folën nën kushte anonimiteti sepse negociatat kanë qenë private.

Ndërkohë, Ambasadorja e SHBA’ve në OKB, Samantha Power ka konfirmuar në Twitter se marrëveshja tashmë është arritur. Sipas saj, marrëveshja “e obligon ligjërisht” Sirinë që të heqë dorë nga rezervat e armëve kimike dhe se masat do të shkojnë në Këshillin e Sigurimit në mbremjen e së enjtes (sipas kohës së Neë York’ut).

Edhe Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka thënë se Moska ka arritur një mirëkuptim me Ëashington’in për zgjidhjen e problemit të armëve kimike.