Arrihet marrëveshja, Rodriguez kalon te Torino

Torino ka siguruar marrëveshje me yllin e Milan.

Sport

13/08/2020 21:32

Raportimet nga Italia bëjnë të ditur se Torino dhe Milan kanë arritur marrëveshje për mbrojtësin e majtë, Ricardo Rodriguez.

Thuhet se marrëveshja përfshinë 3 milionë euro, plus bonuse, transmeton lajmi.net.

Kontrata do të nënshkruhet së shpejti, kur edhe pritet zyrtarizimi nga faqja zyrtare e skuadrës së Torinos.

Lojtari me kontratën e re do të përfitojë një pagë prej 1.5 milionë euro, plus bonuse.

Së fundmi, Rodriguez ka luajtur si i huazuar në Holandë, te skuadra e PSV. /Lajmi.net/