Arrihet marrëveshja në mes të Bayernit dhe Liverpoolit për Manen
Është arritur marrëveshje në mes të Bayern Munich dhe Liverpool për Sadio Manen.
Sport
Lojtari së shpejti do të zyrtarizohet te bavarezët, transmeton lajmi.net.
Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, kanë mbetur vetëm edhe testet mjekësore dhe zyrtarizimi i futbollistit, pasi dakordimi për një lëvizje të tillë tashmë ka ndodhur.
Ky transferim do t’i kushtojë kampionëve gjermanë diku rreth 42.5 milionë funte.
Kontrata për lojtarin do të jetë pesëvjeçare. /Lajmi.net/