Arrihet marrëveshja mes klubeve, Nagelsmann do të bëhet trajner i Bayern Munichut

Pas disa negociatave, është arritur marrëveshja mes Bayern Munich dhe RB Leipzig për trajnerin Julian Nagelsmann.

Sport

27/04/2021 10:35

Bayern Munich në ditët në vijim do konfirmoi ndërprerjen e kontratës së Flick dhe pasuesi i tij do jetë Nagelsmann, shkruan lajmi.net.

“Bavarezët” do paguajnë 25 milionë euro për shërbimet e Nagelsmann nga Leipzig, derisa trajneri do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare që do ta mbajë në “Allianz Arena” se paku deri në vitin 2026.

Këtë e ka konfirmuar gazetari i Bild, Christian Falk./Lajmi.net/