Arrihet marrëveshja mes Chelsea dhe Man City – Raheem Sterling drejt ‘Stamford Bridge’

Raheem Sterling do të ndajë rrugët me skuadrën e Man City.

Sport

06/07/2022 14:54

Lojtari anglez duket se nuk do të durojë më kufizimin e minutazhit te skuadra e City dhe kërkon një aventurë të re.

Skuadra që ka shfaqur interesim për të është skuadra e Chelsea, dhe ‘Blutë’ po bëjnë mirë në plotësimin e këtij synimi.

‘Independent’ raporton se është arritur marrëveshje mes Chelsea dhe Manchester City, përcjell lajmi.net.

Marrëveshja thuhet se do të përfshijë 45 milionë funte. Si shtesë, Chelsea do të paguajë edhe 10 milionë të tjera si bonuse.

Çështja e transferimit të Sterling te City është vetëm çështje kohe. /Lajmi.net/