Arrihet marrëveshja Inter-Brozovic: Kontratë deri në vitin 2026

Është arritur marrëveshja mes skuadrës së Inter dhe Marcelo Brozovic për kontratën e re.

Sport

10/01/2022 23:14

Lojtari kroat do të jetë pjesë e skuadrës ‘Zikaltër’ deri në vitin 2026, sipas kontratës që pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Marrëveshja është arritur për 6 milionë euro neto për vit, plus bonuse që mund ta çojnë kroatin deri në 7 milionë euro fitime.

Njoftimi për arritjen e marrëveshjes pritet të bëhet pas ndeshjes së Superkupës së Italisë, të cilën Inter e luan ndaj Atalanta.

Negociatat me Brozovic janë zhvilluar tash e disa javë. /Lajmi.net/