Arrihet marrëveshja? Botman te Milan për katër vite

Milan ka gati përforcimin e parë për merkaton e verës.

Sport

24/04/2022 19:00

Raportime nga ‘Calciomercato’ bëjnë të ditur se skuadra e Milan tashmë ka mbyllur marrëveshjen e parë dhe ka gati emrin e parë që do t’i bashkohet skuadrës në merkaton e verës.

Thuhet se Milan ka finalizuar marrëveshjen me mbrojtësin e Lille, Sven Botman, përcjell lajmi.net.

‘Rossoneri’ do t’i japin lojtarit një kontratë katër vjeçare dhe për kartonin e tij do të paguajnë 30 milionë euro.

Ai do të fitojë rreth 4 milionë euro për vit nga qëndrimi i tij në ‘San Siro’.

Milan po synon edhe lëvizje të tjera gjatë merkatos së verës. Gjithçka ndryshon nëse ‘Investcorp’ finalizon blerjen e skuadrës. /Lajmi.net/