Arrestohet zyrtari i Agjencisë Pyjore në Prizren për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Një zyrtar i Agjencisë Pyjore të Kosovës është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. I dyshuari, që ushtronte detyrën e teknik-ut të pylltarisë në rajonin e Prizrenit, dyshohet se ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror. Sipas informacioneve zyrtare, ai ka…

Lajme
Një zyrtar i Agjencisë Pyjore të Kosovës është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
I dyshuari, që ushtronte detyrën e teknik-ut të pylltarisë në rajonin e Prizrenit, dyshohet se ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.
Sipas informacioneve zyrtare, ai ka marrë para nga qytetarë të ndryshëm të këtij rajoni, duke shfrytëzuar pozitën zyrtare.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tij kanë filluar hetimet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.