Arrestohet Valdet Berisha, ishte në kërkim për veprën penale blerje dhe shitje e narkotikëve
Valdet Berisha është arrestuar nga Policia e Kosovës. Ai ishte në kërkim për veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

Lajme
Policia derisa kanë njoftuar për arrestimin e tij, thonë se arrestimi u bë pas publikimit të fotografisë ku kërkohej ndihma e qytetarëve.
“Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 23.10.2020, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar VALDET (Muharrem) BERISHA, i cili kërkohej për veprën penale: “Blerje, Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve””, thuhet në komunikatën për media nga policia.
“Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 25.10.2020,është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e stacionit policor Pejë”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Ndërkaq, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë.