Arrestohet vajza pas tentativës për vrasje kundër nënës së saj

Kapet nga kamerat e sigurimit duke e ngulfatur nënën e saj sepse ishte lodhur duke u kujdesur për të.

Lifestyle

06/02/2020 10:40

Ky është momenti kur vajza tenton ta mbys nënë e saj duke i vendosur dorën tek hunda, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Vajza Luciana Paula Figueiredo, 32 vjeçare arrestohet për tentim vrasje ndaj nënës Ana Benedita Figueiredo, 68 vjeçare në spitalin Carlos Macieira në Sao Luis.

Mediat lokale raportojnë se vajza Luciana është arrestuar dhe nëna e saj është akoma në kujdes intensiv.

Policia janë duke zbuluar nëse vajza ka tentuar edhe më parë ta vriste të ëmën, pasi që panë një serum në çantën e saj. /Lajmi.net/