Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë
Një aksident trafiku me lëndime trupore është raportuar në rrugën “Agim Ramadani” në Mitrovicë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është arrestuar pasi dyshohet se, duke drejtuar automjetin, nga pakujdesia kishte goditur një këmbësore femër kosovare. Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor. Ndërsa i dyshuari,…
Lajme
Një aksident trafiku me lëndime trupore është raportuar në rrugën “Agim Ramadani” në Mitrovicë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është arrestuar pasi dyshohet se, duke drejtuar automjetin, nga pakujdesia kishte goditur një këmbësore femër kosovare.
Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.
Ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/