Arrestohet serbi i dyshuar për krime lufte në masakrën e Dubravës

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është arrestuar një person, mashkull, kosovar i nacionalitetit serb G.M, si i dyshuar për Krime Lufte në Kosovë, konkretisht në masakrën e Dubravës, në maj të vitit 1999. Kështu është njoftuar me anë të një komunikate ku është shtuar se, pas kërkesës së Prokurorisë…

Lajme

02/12/2022 18:02

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është arrestuar një person, mashkull, kosovar i nacionalitetit serb G.M, si i dyshuar për Krime Lufte në Kosovë, konkretisht në masakrën e Dubravës, në maj të vitit 1999.

Kështu është njoftuar me anë të një komunikate ku është shtuar se, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i ka caktuar të pandehurit G.M. paraburgim në kohëzgjatje prej një muaj, shkruan lajmi.net.

Komunikata e plotë:

NJOFTIM NGA PROKURORIA SPECIALE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Prishtinë, 2  dhjetor 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se, gjatë ditës së sotme është arrestuar një person, mashkull, kosovar i nacionalitetit serb, G.M., si i dyshuar për Krime Lufte në Kosovë, konkretisht në masakrën e Dubravës në maj të vitit 1999.

Prokuroria Speciale njofton se në kuadër të hetimit për vrasjet dhe keqtrajtimet e të burgosurve në Burgun e Dubravës, gjatë luftës në Kosovë, ka nxjerrë aktvendim për zgjerimin e hetimit kundër të pandehurit G.M. për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka keqtrajtuar fizikisht të burgosurit e atij burgu si dhe ka marrë pjesë në vrasjen e një numri të madh të të burgosurve gjatë muajit maj të vitit 1999.

Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i ka caktuar të pandehurit G.M. paraburgim në kohëzgjatje prej një muaj. /Lajmi.net/