Arrestohet punëtorja e “Western Union” në Malishevë- mori 130 mijë euro pak e nga pak në vendin ku punonte
Një punëtore e një zyre të një institucioni mikrofinanciar “Western Union” në Malishevë është arrestuar dje nën dyshimin për keqpërdorim të besimit. E njëjta dyshohet se ka tërhequr para në mënyrë sistematike pa dijeninë e pronares së biznesit. Rasti në fjalë është denoncuar dje dhe e njëjta është arrestuar në rrugën “Skënderbeu” në Malishevë. “Rr.…

Lajme
Një punëtore e një zyre të një institucioni mikrofinanciar “Western Union” në Malishevë është arrestuar dje nën dyshimin për keqpërdorim të besimit.
E njëjta dyshohet se ka tërhequr para në mënyrë sistematike pa dijeninë e pronares së biznesit.
Rasti në fjalë është denoncuar dje dhe e njëjta është arrestuar në rrugën “Skënderbeu” në Malishevë.
“Rr. Skënderbeu, Malishevë / 23.04.2025 – 12:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.”
E siç raportohet tashmë në lidhej me rastin e njëjta për një kohë të gjatë ka tërhequr mjete financiare pa u hetuar nga pronarja, duke i shkaktuar asaj dëme të shumta materiale.
Dëmi që e dyshuara i ka shkaktuar pronares së biznesit thuhet të jetë prej 130 mijë eurove.
Sipas kallëzimit penale e dyshuara rreth 28 vjeç vazhdimisht kishte bërë tërheqjen e parave derisa shuma e tyre arriti në mbi 100 mijë euro.
Rasti është iniciuar si “Keqpërdorim i besimit” dhe është në hetim intensiv nga autoritetet kompetente./Lajmi.net/