Arrestohet prizrenasi i dyshuar për terrorizëm
Në Prizren është arrestuar një qytetar i nacionalitetit shqiptar i cili dyshohej se po merrej me terrorizëm.
Lajme
Policia e Kosovës edhe pse nuk jep shumë detaje, përmes një raporti thotë se i dyshuari dyshohet të jetë pjesë e një grupi terrorist.
“Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili dyshohet të jetë pjesë e organizimit në grup terrorist. Me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.