Arrestohet prishtinasi: Në test për leje kishte kamerë e dëgjuese, komunikonte me “instruktorin”

Dje në Prishtinë është arrestuar i  dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa ishte në testimin për patentë shofer tek i njëjti janë gjetur një kamerë trupi, një kufje e vendosur në vesh dhe një pajisje shtesë përmes të cilës i dyshuari ka komunikuar me pronarin e një auto-shkolle në mënyrë që ta kalonte provimin…

Lajme

15/02/2024 08:50

Dje në Prishtinë është arrestuar i  dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa ishte në testimin për patentë shofer tek i njëjti janë gjetur një kamerë trupi, një kufje e vendosur në vesh dhe një pajisje shtesë përmes të cilës i dyshuari ka komunikuar me pronarin e një auto-shkolle në mënyrë që ta kalonte provimin teorik për patentë shofer.

Lidhur me rastin është arrestuar edhe pronari i auto-shkollës që është përfshirë në rast.

Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar edhe një i dyshuar tjetër që për momentin ndodhet në arrati i cili dyshohet se në këmbim të parave i ka lëshuar të dyshuarit të parë vërtetimin për aftësim të kandidatit pa qenë prezent fare.

Me vendim të prokurorit dy të arrestuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti në hetime. /Lajmi.net/