Arrestohet princi saudit, iu gjetën 2 tonë drogë
Forcat e sigurisë së Libanit janë duke e marrë në pyeje princin Saudit, nën akuza se ka bartur drogë në aeroplanin e tij privat, pasi që dyshohet se ai në avion ka pasur rreth 2 tonë lëndë narkotike.

Bota
Princi, Abd al-Muhsen bin Walid bin Abd al-Aziz Al Saud është arrestuar sot në aeroportin e Bejrutit, shkruajnë mediat ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.
Princi po planifikonte që me avionin e tij, të fluturonte drejt Arabisë Saudite.
Televizioni libanez, Al Mayadeen, raporton se Princit i janë gjetur 40 paketime me drogë, të cilat peshonin 2 tonë. Ato më pas janë konfiskuar nga policia.
Më pas princi është arrestuar dhe është duke u marr në pyetje së bashku me 4 persona të tjerë, të cilët po e shoqëronin.
Sipas Press TV, princi po akuzohet se ka tentuar të kontrabandojë pilula të drogës, amfetaminë, të cilën, luftëtarët në Lindjen e Mesme e përdorin shumë./lajmi.net