Arrestohet personi që ushtronte detyrën e mjekut ilegalisht

Policia e rajonit të Gjilanit ka arrestuar një person për shkak se ka ushtruar veprimtari mjekësore pa licencë. Personi i dyshuar ka ushtruar veprimtari në fushën e mjekësisë në një ordinancë të improvizuar në një shtëpi private, nga e cila janë konfiskuar disa fletore me shënime të pacientëve.

Lajme

15/04/2015 13:17

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi është bërë gjatë implementimit të një plani operativ, në kuadër të të cilit njësiti i Krimeve Ekonomike, në asistim të inspektorëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ATK-së, kanë kontrolluar disa ordinanca të cilat dyshohet se kanë kryer veprimtari në kundërshtim me ligjin, transmeton KosovaPress.