Arrestohet personi që sulmoi sot gruan në Ferizaj

18:17 | 31 Maj 2019

Në media u raportua se kidnapon fëmijë dhe ky lajm doli të jetë i pavërtetë.

Gruaja rome të cilës iu shpërnda fotografia në media me pretendimet se kidnapon fëmijë u ndalua nga policia por u konfirmua si person jo i rrezikshëm.

Mirëpo edhe pas kësaj, gruaja u sulmua në Lipjan nga një nxënës brutalisht.

Sulm ndaj saj ndodhi edhe sot në qytetin e Ferizajit ku një nxënës i mitur grushtoi e shqelmoi gruan.

Policia ka arrestuar personin e dyshuar për rastin, i cili është 17 vjeçar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe Majori MehmetAli Ajdini i cili tha se rasti po trajtohet me institucionet relevante si Qendra Sociale për Mbrojtjen e Viktimave, Avokati i Popullit dhe të tjera të bëhet zgjidhje më afatgjatë për këtë çështje. /Lajmi.net/