Arrestohet pasi shtiu me armë në një aheng familjar në Gjakovë

Një person është arrestuar në fshatin Demjan të Gjakovës, nën dyshimin se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 22:00. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se kishte shtënë me një armë me gaz, të cilën më pas e ka…

Lajme

21/06/2026 09:58

Një person është arrestuar në fshatin Demjan të Gjakovës, nën dyshimin se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 22:00.

Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se kishte shtënë me një armë me gaz, të cilën më pas e ka dorëzuar në polici.

Me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente. /Lajmi.net/