Arrestohet pas kërcënimit të hapur edhe xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit në Tiranë
Policia e Shkodrës ka shoqëruar Gjovalin Shkambi, xhaxhain e Elvis Shkambit i cili një ditë më parë vrau gjyqtarin Astrit Kalaja. Në një deklaratë për Euronews Albania pak minuta më parë, Shkambi kërcënoi se cilido gjyqtar që do të guxonte të dënonte nipin e tij di të kishte të njëjtin fund si Kalaja. “Kushdo qoftë…

Lajme
Policia e Shkodrës ka shoqëruar Gjovalin Shkambi, xhaxhain e Elvis Shkambit i cili një ditë më parë vrau gjyqtarin Astrit Kalaja.
Në një deklaratë për Euronews Albania pak minuta më parë, Shkambi kërcënoi se cilido gjyqtar që do të guxonte të dënonte nipin e tij di të kishte të njëjtin fund si Kalaja.
“Kushdo qoftë ai gjyqtar që do ta dënojë nipin tim Elvisin, do përballet me të njëjtën gjë. Ai gjyqtar që do ta dënojë, do përballet me plumba! S’ka gjyqtar që guxon me e dënu Elvisin, sepse do pësojë si Astrit Kalaja. Ai gjyqtar që dënon ato me Kolin e Klisman e me mua ka të njëtin shpërblim, provat i dhamë, s na e përdhunon kush pronën. Nuk i druhem hakmarrjes hiç. Kush dënon atë djalë do përballet në gjykatë me plumba. Nuk ka gjyqtarë që e dënon se do t’i hajë plumbat si Astrit Kalaja”, tha Shkambi për Euronews Albania.
Elvis Shkambi qëlloi me tre plumba gjyqtarin Astrit Kalaja menjëherë sapo dha vendimin në disfavor të tij për një çështje prone duke i shkaktuar vdekje.
31-vjeçari qëlloi me armë zjarri edhe ndaj 2 personave të tjerë në sallën e gjyqit, me të cilët ishte në konflikt pronësie duke i lënë të plagosur.
Pas arrestimit të autorit të dyshuar të vrasjes, Elvis Shkambi, në pranga lidhur me ngjarjen e rëndë janë vënë edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, si dhe punonjësi i sigurisë i Gjykatës së Apelit Tiranë, Banush Koxhaj.