Arrestohet një shtetas turk nën dyshimin për pasaportë të falsifikuar në Aeroportin e Prishtinës

Një rast i falsifikimit të dokumenteve është regjistruar në Aeroportin e Prishtinës, ku një shtetas i Turqisë është arrestuar gjatë kontrollit të pasaportave. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 17 dhjetor 2025 rreth orës 11:00, i dyshuari ka prezantuar një pasaportë që dyshohet të jetë e falsifikuar. Dokumenti i dyshuar është konfiskuar, ndërsa i…

Lajme

18/12/2025 10:53

Një rast i falsifikimit të dokumenteve është regjistruar në Aeroportin e Prishtinës, ku një shtetas i Turqisë është arrestuar gjatë kontrollit të pasaportave.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 17 dhjetor 2025 rreth orës 11:00, i dyshuari ka prezantuar një pasaportë që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Dokumenti i dyshuar është konfiskuar, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Aeroporti i Prishtinës / 17.12.2025 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar pasaportën që dyshohet të jetë e falsifikuar. Dokumenti i dyshuar është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.