Arrestohet një shtetas i Turqisë në aeroportin e Prishtinës

Një shtetas turk është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Ai dyshohet se ka prezantuar një leje-qëndrimi false të Polonisë, tha policia. “Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar leje qëndrimin e Polonisë i cili dyshohet të jetë i falsifikuar”, thuhet në…

Lajme

17/05/2025 08:55

Një shtetas turk është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ai dyshohet se ka prezantuar një leje-qëndrimi false të Polonisë, tha policia.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar leje qëndrimin e Polonisë i cili dyshohet të jetë i falsifikuar”, thuhet në raportin e policisë.

Dokumenti i dyshuar është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurori i dyshuari është dërguar në mbajtje.