Tentoi t’i japë ryshfet policit në Bërnjak, arrestohet shtetasi i Serbisë
Një person është arrestuar sot në Pikë Kalimin Kufitar në Bërnjak, pasi dyshohet se ka tentuar t’i japë ryshfet një zyrtari policor për të shmangur procedurat ligjore. Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur rreth orës 11:00, kur i dyshuari, shtetas i Serbisë, i cili po drejtonte një automjet me targa serbe, ka ofruar para tek zyrtari…
Lajme
Një person është arrestuar sot në Pikë Kalimin Kufitar në Bërnjak, pasi dyshohet se ka tentuar t’i japë ryshfet një zyrtari policor për të shmangur procedurat ligjore.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur rreth orës 11:00, kur i dyshuari, shtetas i Serbisë, i cili po drejtonte një automjet me targa serbe, ka ofruar para tek zyrtari policor. Qëllimi i tij ishte që të lejohej hyrja në Kosovë e një pasagjeri që posedonte dokument identifikues me afat të skaduar, transmeton lajmi.net.
Autoritetet bëjnë të ditur se me këtë veprim, i dyshuari ka kryer veprën penale “dhënie e ryshfetit”. Ai është shoqëruar për intervistim në Drejtorinë për Krime Ekonomike.
Me vendim të prokurorit kujdestar, paratë e ofruara janë konfiskuar si provë materiale, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet i dyshuari për dhënie ryshfeti
Prishtinë 03 prill 2026
Me datën 03.04.2026, rreth orës 11:00, gjatë kontrollit kufitar në hyrje të Pikë Kalimit Kufitar Bërnjak, i dyshuari shtetas i Serbisë i cili po drejtonte automjetin me targa të Serbisë, i ka ofruar zyrtarit policor para, me qëllim që i njëjti të lejonte hyrjen e pasagjerit me dokument identifikues me afat të skaduar në territorin e Republikës së Kosovës, veprim ky në kundërshtim me ligjin. Me veprimet e kryera personi i dyshuar ka konsumuar veprën penale ‘Dhënie e ryshfetit’, ku lidhur me rastin, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim pranë Drejtorisë së Krimeve Ekonomike, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, kartëmonedha është konfiskuar, përderisa personi i dyshuar dërgohet në mbajtje./lajmi.net/