Arrestohet një shtetas i Kosovës gjatë transitit nëpër Serbi

Sot, rreth orës 11:00, gjatë kalimit transit nëpër territorin e Serbisë, është ndaluar dhe arrestuar nga policia serbe shtetasi i Kosovës, Mit’hat Lozhani. Lajmi është bërë i ditur nga avokati Arianit Koci, i cili ka theksuar se ky nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një praktike që po përsëritet ndaj shtetasve të…

Lajme

05/02/2026 18:15

Sot, rreth orës 11:00, gjatë kalimit transit nëpër territorin e Serbisë, është ndaluar dhe arrestuar nga policia serbe shtetasi i Kosovës, Mit’hat Lozhani.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati Arianit Koci, i cili ka theksuar se ky nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një praktike që po përsëritet ndaj shtetasve të Kosovës që udhëtojnë transit nëpër Serbi., transmeton lajmi.net.

Ky është personi i arrestuar
Ky është personi i arrestuar

Sipas tij, këto ndalime po krijojnë pasiguri reale për qytetarët dhe po cenojnë lirinë e lëvizjes.

Avokati ka kërkuar që këto arrestime të ndalen dhe që institucionet e Kosovës ta trajtojnë këtë çështje si problem serioz të sigurisë kombëtare, duke kërkuar edhe ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Ai ka theksuar se diplomacia e Kosovës duhet të reagojë fuqishëm dhe pa hezitim, duke mos përjashtuar masa konkrete politike, përfshirë edhe mbylljen 24-orëshe të kufirit, në rast se arrestimet e shtetasve të Kosovës gjatë transitit nëpër Serbi vazhdojnë.

Sipas tij, nga ana e mbrojtjes ligjore po bëhet maksimumi i mundshëm në nivel individual, por mbrojtja efektive e qytetarëve të Kosovës nuk mund dhe nuk duhet të mbetet vetëm përgjegjësi e avokatëve. Ai ka theksuar se kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit të Kosovës, si brenda ashtu edhe jashtë kufijve të tij.

Postimi i plotë: 

Sot, rreth orës 11:00, gjatë kalimit transit nëpër Serbi, u ndalua dhe u arrestua nga policia serbe shtetasi i Kosovës, Mit’hat Lozhani.
Ky nuk është rast i izoluar. Arrestimet e shtetasve të Kosovës gjatë transitit nëpër Serbi po përsëriten dhe kjo po krijon pasiguri reale për këdo që udhëton përmes atij territori.
Këto ndalime duhet të ndalen. Shteti i Kosovës duhet ta trajtojë këtë si çështje serioze të sigurisë së qytetarëve, duke kërkuar edhe ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare. Deri atëherë, diplomacia jonë duhet të reagojë fuqishëm, pa përjashtuar masa konkrete politike, përfshirë edhe mbylljen 24-orëshe të kufirit, nëse arrestimet vazhdojnë.
Nga ana ime në cilësinë e avokatit, po bëhet maksimumi i mundshëm. Megjithatë, mbrojtja efektive e qytetarëve të Kosovës nuk mund të mbetet vetëm në nivel individual. Kjo është përgjegjësi e shtetit, brenda dhe jashtë kufijve të tij./lajmi.net/