Arrestohet një shtetas i huaj që kishte vjedhur një trotinet elektrik në Gjakovë

Policia ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari për vjedhjen e një trotineti elektrik në Gjakovë. Ai është dërguar në mbajtje. “VJEDHJE E RËNDË- Gjakovë / 24.08.2025 – 13:15. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, më 27.08.2025 është arrestuar i dyshuari shtetas I huaj për shkak se i njëjti dyshohet se më 24.08.2025 kishte…

Lajme

28/08/2025 09:20

Policia ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari për vjedhjen e një trotineti elektrik në Gjakovë.

Ai është dërguar në mbajtje.

“VJEDHJE E RËNDË- Gjakovë / 24.08.2025 – 13:15. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, më 27.08.2025 është arrestuar i dyshuari shtetas I huaj për shkak se i njëjti dyshohet se më 24.08.2025 kishte vjedhur një trotinet elektrik nga viktima mashkull kosovar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.