Arrestohet një shtetas i huaj në Deçan, i gjenden dy qese me kokainë

Një shtetas i huaj është arrestuar të hënën në rrugën “Fatmir Nimanaj” në Deçan. I njëjti dyshohet për veprën penale “blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike”. Sipas njoftimit të policisë, shtetasit të huaj iu gjetën dhe konfiskuan dy qese me kokainë. “Gjatë kontrollit në automjet të cilin ka qenë duke e drejtuar…

Lajme

31/03/2026 09:39

Një shtetas i huaj është arrestuar të hënën në rrugën “Fatmir Nimanaj” në Deçan.

I njëjti dyshohet për veprën penale “blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike”.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasit të huaj iu gjetën dhe konfiskuan dy qese me kokainë.

“Gjatë kontrollit në automjet të cilin ka qenë duke e drejtuar dëshmitari mashkull kosovar, tek pasagjeri mashkull shtetas i huaj janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancave të dyshuara narkotike e llojit kokainë (dy qese pesha nuk dihet). I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Lajmi.net/