Arrestohet një shtetas algjerian pas vjedhjes në një market në Prishtinë
Një shtetas algjerian është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kryer vjedhje në një market. Sipas Policisë, gjatë incidentit i dyshuari ka nxjerrë një mjet të mprehtë para punëtores së marketit, por është ndaluar dhe arrestuar nga një zyrtar policor. Gjatë kontrollit, nga i dyshuari është sekuestruar një mjet i mprehtë metalik dhe dy…
Lajme
Një shtetas algjerian është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kryer vjedhje në një market.
Sipas Policisë, gjatë incidentit i dyshuari ka nxjerrë një mjet të mprehtë para punëtores së marketit, por është ndaluar dhe arrestuar nga një zyrtar policor.
Gjatë kontrollit, nga i dyshuari është sekuestruar një mjet i mprehtë metalik dhe dy telefona celularë, njëri prej të cilëve rezulton të jetë i vjedhur.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Vjedhje grabitqare”.
“Prishtinë / 18.08.2026 – 19:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas algjerian për shkak se kishte kryer vjedhje në një market. I dyshuari gjatë incidentit kishte nxjerrë një mjet të mprehtë para punëtores së marketit por ishte ndaluar dhe arrestuar nga një zyrtar policor. Nga i dyshuari është sekuestruar një mjet i mprehtë i metaltë dhe dy telefona celularë ku njëri prej tyre rezulton të jetë i vjedhur. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”./Lajmi.net/