Të Infektuar: 41.299

Të Shëruar: 26.453

Të Vdekur: 1.062

Arrestohet një shqiptar me pistoletë në metrotë e Londrës

13:49 | 22 Nentor 2020

Një shqiptar i cili udhëtonte në metrotë e Londrës me pistoletë në brez është arrestuar.

Sipas  portalit investigativ, “Essexnewsandinvestigations”, i arrestuari është  A.Sh.

Shqiptari 32 vjeçar banues në  White City Estate, në zonën e  Hammersmith, në lindje të Londrës, është përballur në gjykatë me akuzën e mbajtjes së një arme pa leje.

Arrestimi i tij u bë në metronë Queensway në zonën Bayswater. A.Sh., me origjinë nga Dibra u përball me gjykatën  Southwark Crown Court nga ku iu komunikuan akuzat.

Në të njëjtën gjykatë në muajt në vazhdim do të zhvillohet edhe procesi gjyqësor.