Arrestohet një person për dhunë në familje, Policia i konfiskon edhe një armë zjarri

Policia e Kosovës ka arrestuar një 30-vjeçar në Ferizaj për dhunë në familje dhe armë mbajtje pa leje. Sipas PK-së rreth orës 17:00 është pranuar një informacion se në rrugën “Lidhja e Prizrenit” ka ndodhur një rast i dhunës në familje dhe pasi kanë arritur aty kanë arrestuar të dyshuarin i cili është ndaluar për…

Lajme

25/08/2024 22:52

Policia e Kosovës ka arrestuar një 30-vjeçar në Ferizaj për dhunë në familje dhe armë mbajtje pa leje.

Sipas PK-së rreth orës 17:00 është pranuar një informacion se në rrugën “Lidhja e Prizrenit” ka ndodhur një rast i dhunës në familje dhe pasi kanë arritur aty kanë arrestuar të dyshuarin i cili është ndaluar për 48 orë.

“Policia e stacionit në Ferizaj me datën 25.08.2024 rreth orës 16:45 ka pranuar një informacion se në rrugën ” Lidhja e Prizrenit” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje. Policët e rendit dhe hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të arrestojnë personin, mashkull kosovar, i moshës 30 vjeçar, i cili kishte shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë hetimit të rastit nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri(pistoletë) me 6 fishekë”, thuhet në komunikatë.