Arrestohet një person pasi e kanosi një të mitur, i konfiskohet një pushkë gjuetie
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i cili dyshohet të ketë kryer veprat penale “kanosje dhe armëmbajtje pa leje”. Në njoftimin e Policisë thuhet se njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë, kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet M.F, pasi që i njëjti ka kanosur viktimë (të miturin). Gjatë zhvillimit…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i cili dyshohet të ketë kryer veprat penale “kanosje dhe armëmbajtje pa leje”.
Në njoftimin e Policisë thuhet se njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë, kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet M.F, pasi që i njëjti ka kanosur viktimë (të miturin). Gjatë zhvillimit të hetimeve dhe veprimeve operative është arritur tek informacioni se i dyshuari ka në posedim armë zjarri.
Derisa me leje të Prokurorit të Shtetit është realizuar kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit ku është konfiskuar një Pushke gjuetie e kalibrit GA-12 mm dhe dy fishekë të kalibrit 12 mm, të cilat do të përdorën dëshmi për gjykatën.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Kanosje’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontrolle dhe posedim të pa autorizuar të armës’’, rast i cili do të përcillet në Prokurorinë Themelore”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/