Arrestohet një person në Zveçan, dyshohet se vodhi kabllo elektrike, bojlerë e televizorë
Një person është arrestuar të martën në Zveçan, pasi dyshohet se në një shtëpi vodhi kabllo elektrike, tri kutia elektrike të metalta, dy bojlerë, dy televizorë dhe gjësende të tjera. Policia njofton se i dyshuari H.B., është arrestuar sot, teksa gjatë intervistimit e ka pranuar se e ka kryer veprën penale. “Sipas ankuesit në shtëpinë…

Lajme
Një person është arrestuar të martën në Zveçan, pasi dyshohet se në një shtëpi vodhi kabllo elektrike, tri kutia elektrike të metalta, dy bojlerë, dy televizorë dhe gjësende të tjera.
Policia njofton se i dyshuari H.B., është arrestuar sot, teksa gjatë intervistimit e ka pranuar se e ka kryer veprën penale.
“Sipas ankuesit në shtëpinë e tyre në ndërtim e sipër ishin vjedhur: Kabllo elektrike, 3 (tri) kutia elektrike të metalta, dy bjolera, dy televizorë dhe gjësende tjera. Si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor Zveqan me datë 15.04.2025 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari, (H.B), 41 vjeç. Arrestimi është kryer mbi bazë të dyshimeve të arsyeshme dhe provave të siguruara që e lidhin të dyshuarin me rastin e raportuar, e i cili gjatë intervistimit e ka pranuar se e ka kryer veprën penale duke deklaruar se gjësendet i ka marrë si kompensim i një borxhi në vlerë prej 600 € që ia kishte ankuesi”, thuhet në komunikatën e policisë.
Sipas policisë, të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Më tej policia tha se mbetet e përkushtuar që të ofrojë shërbime ndaj qytetarëve në të gjithë territorin e vendit, pa dallim.