Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet për sulm ndaj dy policëve dhe posedim të armëve

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, pasi sipas autoriteteve ai ka sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë një incidenti të ndodhur rreth orës 16:50 në Vushtrri. Sipas njoftimit policor, i dyshuari fillimisht ka hedhur sprej ndaj policëve dhe më pas i ka sulmuar fizikisht. Si pasojë e incidentit, dy zyrtarët policorë dhe vetë…

Lajme

21/07/2026 09:23

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, pasi sipas autoriteteve ai ka sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë një incidenti të ndodhur rreth orës 16:50 në Vushtrri.

Sipas njoftimit policor, i dyshuari fillimisht ka hedhur sprej ndaj policëve dhe më pas i ka sulmuar fizikisht. Si pasojë e incidentit, dy zyrtarët policorë dhe vetë i dyshuari kanë marrë trajtim mjekësor, raporton lajmi.net

Gjatë ndërhyrjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar si prova materiale dy sprej dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar për veprat penale “Posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe po hetohet nga organet./Lajmi.net/