Arrestohet një person në Viti, sulmoi fizikisht prindërit e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë është raportuar për një rast të dhunës në familje në Viti. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se një person është arrestuar pasi që, i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht prindërit e tij. Derisa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Njoftimi i plotë: Viti…

Lajme

13/05/2025 10:20

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë është raportuar për një rast të dhunës në familje në Viti.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se një person është arrestuar pasi që, i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht prindërit e tij.

Derisa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Viti 12.05.2025-17:25. Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht prindërit e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Lajmi.net/