Arrestohet një person në Viti, dyshohet se raportoi rrejshëm vjedhjen e armës së zjarrit ndërsa e kishte dhënë për borxh

Një person është arrestuar më 20 tetor në fshatin Ballancë të Vitisë, nën dyshimin se kishte raportuar rrejshëm vjedhjen e një arme zjarri. Sipas raportit të Policisë, pas hetimeve të zhvilluara, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte deklaruar rrejshëm se arma e zjarrit i ishte vjedhur. Nga hetimet…

Lajme

21/10/2026 10:01

Një person është arrestuar më 20 tetor në fshatin Ballancë të Vitisë, nën dyshimin se kishte raportuar rrejshëm vjedhjen e një arme zjarri.

Sipas raportit të Policisë, pas hetimeve të zhvilluara, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte deklaruar rrejshëm se arma e zjarrit i ishte vjedhur.

Nga hetimet dyshohet se ai armën e kishte dhënë si kompensim për një borxh.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/