Arrestohet një person në veri të Mitrovicës, sulmoi seksualisht një punëtore në një dyqan
Një person i moshës 57 vjeçare me inicialet N.A, në veri të Mitrovicës, është arrestuar pasi që dyshohet se ka sulmuar seksualisht një punëtore të një dyqani në rrugën “Knjaz Miloš”. Atij i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar pozitiv me 0.8‰. Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim…

Lajme
Një person i moshës 57 vjeçare me inicialet N.A, në veri të Mitrovicës, është arrestuar pasi që dyshohet se ka sulmuar seksualisht një punëtore të një dyqani në rrugën “Knjaz Miloš”.
Atij i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar pozitiv me 0.8‰.
Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
“Ftojmë të gjithë qytetarët që të mos heshtin përballë ngacmimeve apo sulmeve seksuale, por të reagojnë dhe të raportojnë, për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe më të dinjitetshëm për të gjithë. Raportimi mund të bëhet në disa forma:
– Përmes numrit pa pagesë 192,
– Nëpërmjet aplikacionit “Lajmëro Policinë”,
– Apo duke u paraqitur në çdo stacion të Policisë së Kosovës”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë i Policisë: