Arrestohet një person në Prizren, vodhi 200 euro në një barnatore, e kërcënoi me thikë punëtoren
Policia ka arrestuar një të dyshuar në Prizren, i cili dyshohet se ka kryer grabitje nën kërcënimin e thikës në një barnatore, si dhe një rast tjetër në tentativë. Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në rrugën “Ekrem Rexha”, rreth orës 00:03 të datës 25 dhjetor 2025. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se nga një viktimë…
Lajme
Policia ka arrestuar një të dyshuar në Prizren, i cili dyshohet se ka kryer grabitje nën kërcënimin e thikës në një barnatore, si dhe një rast tjetër në tentativë.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në rrugën “Ekrem Rexha”, rreth orës 00:03 të datës 25 dhjetor 2025. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se nga një viktimë femër kosovare ka marrë rreth 200 euro, duke e kërcënuar me thikë.
Po ashtu, i njëjti dyshohet se ka tentuar të kryejë një rast të ngjashëm edhe në një barnatore tjetër, ku ka kërkuar para nën kërcënimin e mjetit të mprehtë.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojn.
Raporti i plotë:
· Rr. Ekrem Rexha, Prizren 25.12.2025 – 00:03. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se në një barnatore nën kërcënimin e thikës ka marrë nga viktima femër kosovare para në vlerë 200 €. I dyshuari, po ashtu edhe në një barnatore tjetër ka kryer rastin detyrim në tentativë duke kërkuar para nën kërcënimin e thikës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./lajmi.net/