Arrestohet një person në Prizren që kishte urdhër arrest nga gjykata – policia gjatë kontrollit ia gjeti edhe disa gramë marihuanë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren që kishte urdhër arrest nga gjykata. Gjatë arrestimit, policia ka gjetur dhe konfiskuar marihuanë në peshë 4.20 gramë, transmeton lajmi.net. Në lidhje me rastin për marihuanë, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, kurse sa i përket urdhëresë, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren që kishte urdhër arrest nga gjykata.
Gjatë arrestimit, policia ka gjetur dhe konfiskuar marihuanë në peshë 4.20 gramë, transmeton lajmi.net.
Në lidhje me rastin për marihuanë, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, kurse sa i përket urdhëresë, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.
Raporti i plotë:
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE
Rr. Rrust Kabashi, Prizren 30.06.2026 – 18:30. Është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar, i cili kishte urdhër arrest nga gjykata. Gjatë kontrollit tek i njëjti i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë narkotike e llojit marihuanë në peshë 4.20 gramë. Me urdhër të prokurorit lidhur me rastin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa në bazë të urdhëresës lëshuar nga gjykata është dërguar në vuajtje të dënimit./lajmi.net/