Arrestohet një person në Prizren, kërkohej nga Gjykata për vrasje në tentativë

Është arrestuar një person në Prizren i cili po kërkohej nga Gjykata Themelore në Prishtinë. I njëjti ka qenë i dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me dy vite burgim për vrasje e rëndë në tentativë, shkruan lajmi.net. “Me datën 05.11.2024, Ekipi ndërlidhëse me gjykata nga Stacioni Policor Prizren-Veri, pas disa veprimeve operativo- hetimore, kanë…

Lajme

05/11/2024 16:14

Është arrestuar një person në Prizren i cili po kërkohej nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

I njëjti ka qenë i dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me dy vite burgim për vrasje e rëndë në tentativë, shkruan lajmi.net.

“Me datën 05.11.2024, Ekipi ndërlidhëse me gjykata nga Stacioni Policor Prizren-Veri, pas disa veprimeve operativo- hetimore, kanë arrite që ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë një person të kërkuar nga Prizreni K. K. 38 vjeç , Shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti ka qenë i kërkuar për zbatim të vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë , i dënuar me dy (2) vite burg efektiv për veprën penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’. I njëjti, pasi që janë kryer veprimet procedurale, është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun në Prishtinë- (Hajvali)”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë në Facebook: