Arrestohet një person në Prishtinë, vodhi gjësende me vlerë e vetura me targa vendore
Policia e Kosovës ka njoftuar, se është raportuar për vjedhjen e disa gjësendeve si dhe veturave me targa vendore në një shtëpi në Prishtinë. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se lidhur me rastin njësia e hetimeve ka ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe ka arritur që ta arrestoj të dyshuarit mashkull kosovar. Ndërsa pas intervistimit, me aktvendim…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar, se është raportuar për vjedhjen e disa gjësendeve si dhe veturave me targa vendore në një shtëpi në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se lidhur me rastin njësia e hetimeve ka ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe ka arritur që ta arrestoj të dyshuarit mashkull kosovar.
Ndërsa pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë/29.04.2025-09:00. Është raportuar se në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar janë vjedhur disa gjësende si dhe vetura me targa vendore. Lidhur me rastin njësia e hetimeve ka ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe ka arritur që ta arrestoj të dyshuarit mashkull kosovar. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/