Arrestohet një person në Prishtinë, ushtroi dhunë ndaj gruas

Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Rastin në polici e ka raportuar viktima e cila ka thënë se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje. E njëjta ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta është dërguar në strehimore pasi ndihet e rrezikuar. “Ankuesja femër kosovare, ka…

Lajme

27/04/2025 08:41

Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Rastin në polici e ka raportuar viktima e cila ka thënë se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje. E njëjta ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta është dërguar në strehimore pasi ndihet e rrezikuar.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta është dërguar në strehimore pasi ndihet e rrezikuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.