Arrestohet një person në Prishtinë pasi kanosi policët, u konfiskua armë dhe municion

Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se kishte kanosur zyrtarë policorë. Siç bën të ditur Policia, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri, dy karikatorë dhe rreth 120 fishekë. Derisa të lënduar kanë mbetur dy zyrtarë policorë. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shfaqur rezistencë aktive dhe…

Lajme

01/11/2025 10:09

Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se kishte kanosur zyrtarë policorë.

Siç bën të ditur Policia, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri, dy karikatorë dhe rreth 120 fishekë.

Derisa të lënduar kanë mbetur dy zyrtarë policorë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shfaqur rezistencë aktive dhe ka kanosur zyrtarët policorë. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri, dy karikatorë dhe rreth 120 fishekë. Gjatë arrestimit, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.