Arrestohet një person në Prishtinë gjatë operacionit antidrogë, përfundon në mbajtje për 48 orë
Një person është arrestuar në Prishtinë në kuadër të një operacioni antidrogë, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh. Sipas policisë, ditën e djeshme me vendim të prokurorit, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar për veprën penale “Pengim i personit zyrtar”. Gjatë operacionit, si prova materiale janë sekuestruar tri pajisje DVR të sistemit…
Lajme
Një person është arrestuar në Prishtinë në kuadër të një operacioni antidrogë, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Sipas policisë, ditën e djeshme me vendim të prokurorit, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar për veprën penale “Pengim i personit zyrtar”.
Gjatë operacionit, si prova materiale janë sekuestruar tri pajisje DVR të sistemit të kamerave të sigurisë së një biznesi, si dhe dy telefona mobilë në pronësi të të dyshuarit.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Lajmi.net/