Arrestohet një person në Pejë, dyshohet për vrasje në tentativë

Të shtëna me armë zjarri ka pasur me 22 prill të këtij viti rreth orës 22:20, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Pejë. Policia e Kosovës kishte dal në vendngjarje, por i dyshuari për këtë rast ishte larguar dhe nuk arritën ta arrestojnë, shkruan lajmi.net. Përmes një komunikate për media, se i dyshuari për këtë rast…

Lajme

13/05/2025 17:57

Të shtëna me armë zjarri ka pasur me 22 prill të këtij viti rreth orës 22:20, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Pejë.

Policia e Kosovës kishte dal në vendngjarje, por i dyshuari për këtë rast ishte larguar dhe nuk arritën ta arrestojnë, shkruan lajmi.net.

Përmes një komunikate për media, se i dyshuari për këtë rast është arrestuar sot.

“Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, sot me datё 13.05.2025, ёshtё arritur tё arrestohet i dyshuari i kёtij rasti, tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar: njё (1) armё pistoletё Blowfog kal: 9mm, njё (1) karikator dhe dy (2) fishekё 9mm. I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё”, thuhet në komunikatën e Policisë. /Lajmi.net/

Komunikata e plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejё, me datë 22.04.2025, rreth orës 12:20, është njoftuar se nё rrugën “Vllёzёrit Gёrvalla” nё Pejё, ka tё shtёna me armё zjarri.

Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit, ne vendin e ngjarjёs nuk ёshtё hasur i dyshuari, Policia kanё kërkuar dhe nё koordinim me prokurorin e shtetit janё kryer kontroll/bastisje ne shtëpinë e personit tё dyshuar.

 

Viktima e rastit ёshtё intervistuar nga hetuesit i cili ka deklaruar se i dyshuari ka shtёnё ne drejtim tё tij me armё zjarri, mirpo viktima nuk ka pёsuar ndonjё lëndim.

 

Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, sot me datё 13.05.2025, ёshtё arritur tё arrestohet i dyshuari i kёtij rasti, tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar: njё (1) armё pistoletё Blowfog kal: 9mm, njё (1) karikator dhe dy (2) fishekё 9mm. I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.