Arrestohet një person në Pejë, dyshohet për materiale të keqpërdorimit seksual të fëmijëve

Një person është ndaluar për 48 orë në Pejë nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”. Përmes një komunikate, Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se arrestimi është realizuar në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin për Luftimin e Krimeve Kibernetike, pas…

Lajme

21/05/2026 15:36

Një person është ndaluar për 48 orë në Pejë nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Përmes një komunikate, Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se arrestimi është realizuar në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin për Luftimin e Krimeve Kibernetike, pas një pune intensive hetimore.

Sipas prokurorisë, i dyshuari me inicialet A.B. dyshohet se ka kryer veprën penale që lidhet me materiale të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve, ashtu siç parashihet me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Gjatë operacionit policor janë sekuestruar edhe pajisje elektronike, për të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale.

Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, për zbardhjen e plotë të rastit.

“Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha formave të kriminalitetit, veçanërisht veprave penale që cenojnë integritetin dhe sigurinë e fëmijëve”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/