Arrestohet një person në Obiliq, goditi me thikë një tjetër pas një mosmarrëveshjeje

Një person është arrestuar nga policia në fshatin Plemetin të Obiliqit, pasi dyshohet se ka goditur me thikë një tjetër gjatë një mosmarrëveshjeje verbale. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur më 5 nëntor 2025, rreth orës 17:50, kur i dyshuari mashkull kosovar pas debatit verbal e ka sulmuar viktimën mashkull kosovar duke…

Lajme

07/11/2025 09:34

Një person është arrestuar nga policia në fshatin Plemetin të Obiliqit, pasi dyshohet se ka goditur me thikë një tjetër gjatë një mosmarrëveshjeje verbale.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur më 5 nëntor 2025, rreth orës 17:50, kur i dyshuari mashkull kosovar pas debatit verbal e ka sulmuar viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, transmeton lajmi.net.

Viktima ka marrë tretman mjekësor.

Policia ka njoftuar se nga i dyshuari është konfiskuar thika që dyshohet të jetë përdorur në rast, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje./lajmi.net/