Arrestohet një person në Mitrovicë të Veriut për mashtrim me shitje të rreme të motoçikletës
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Mashtrim” në Mitrovicën e Veriut. Sipas Policisë, rasti është raportuar sot në Stacionin Policor në Mitrovicë të Veriut, ku i dyshuari kishte mashtruar viktimën duke ia marrë 500 euro me pretendimin se ia kishte shitur një motoçikletë djalit të saj. Pas hetimeve të…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Mashtrim” në Mitrovicën e Veriut.
Sipas Policisë, rasti është raportuar sot në Stacionin Policor në Mitrovicë të Veriut, ku i dyshuari kishte mashtruar viktimën duke ia marrë 500 euro me pretendimin se ia kishte shitur një motoçikletë djalit të saj.
Pas hetimeve të zhvilluara nga hetuesit policorë të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë të Veriut, është arritur identifikimi dhe arrestimi i personit të dyshuar, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në rast.
Gjatë hetimeve është konstatuar se motoçikleta në fjalë nuk ishte shitur fare nga i dyshuari.
Me vendim të prokurorit, rasti është cilësuar si “Mashtrim”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Policia ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në identifikimin dhe arrestimin e personave që kryejnë ose tentojnë të kryejnë vepra penale.