Arrestohet një person në Mitrovicë, i gjendet armë pa leje
Një person është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit në Mitrovicë të Jugut, pasi gjatë kontrollit policor iu gjet një armë pa autorizim. Sipas njoftimit, tek i dyshuari është sekuestruar një pistoletë së bashku me një karikator dhe katër fishekë, transmeton lajmi.net. Me urdhër të prokurorit është kryer edhe kontroll në shtëpinë e tij,…
Lajme
Një person është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit në Mitrovicë të Jugut, pasi gjatë kontrollit policor iu gjet një armë pa autorizim.
Sipas njoftimit, tek i dyshuari është sekuestruar një pistoletë së bashku me një karikator dhe katër fishekë, transmeton lajmi.net.
Me urdhër të prokurorit është kryer edhe kontroll në shtëpinë e tij, por nuk është gjetur asgjë tjetër e dyshimtë.
Pas intervistimit nga organet e rendit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga autoritetet kompetente.
Raporti i plotë:
MBAJTJE NË PRONËSI KONTROLL APO POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS
Mitrovicë Jugu 09.04.2026-04:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me një karikator dhe katër fishekë. Me vendim të prokurorit është bërë kontrolla në shtëpinë e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./lajmi.net/