Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se sulmoi bashkëshorten nën ndikimin e alkoolit
Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit kishte sulmuar bashkëshorten. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën dhe u iniciua si “Dhunë në familje”. Njoftimi i plotë: Mitrovicë Jugu 21.03.2026, 22:37. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte…
Lajme
Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit kishte sulmuar bashkëshorten.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën dhe u iniciua si “Dhunë në familje”.
Njoftimi i plotë:
Mitrovicë Jugu 21.03.2026, 22:37. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht viktimën femër f/k. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.